Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vendosni një limon në dhomën e gjumit, veprimi që do t’ju ‘’shpëtojë’’ jetën

Një studim i fundit i ka këshilluar të gjithëve që në dhomën e tyre të gjumit të mbajnë një kokërr limon.
Në qoftë se bëni pjesë në kategorinë e atyre njerëzve që flenë keq dhe të nesërmen zgjohen gjithmonë si me hënë, një limon i prerë në kubikë të mëdhenj është ajo që duhet. Merrni një ose dy kokrra limoni sipas dëshirës dhe pritini në kubikë të mëdhenj.
Lërini mbi komo gjatë gjithë natës dhe të nesërmen ndërrojini. Ja cilat janë përfitimet e tij pozitive:
– Aroma e limonit pastron ajrin e dhomës së gjumit në mënyrë tërësisht natyrale, pa qenë nevoja të përdorni aromatizues me përmbajtje toksike dhe sintetike. Kjo gjë ndikon në mënyrë pozitive në cilësinë e gjumit.Sipas një studimi, aroma e limonit ndihmon trurin të qetësohet dhe stabilizon ritmin kardiak gjatë gjumit.
– Largon insektet nga dhoma e gjumit: Aroma e limonit mban larg insektet nga dhoma juaj e gjumit. Ky truk duhet përdorur sidomos gjatë verës, ku shfaqen dhe mushkonjat e para.
– Ndihmon frymëmarrjen: Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen gjatë gjumit, duhet të përdorni limonin. Aroma e tij e fortë pastron ambientin nga oksidantët dhe bakteriet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet