Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Makina e Ervin Dalipajt, zbulohet videoja e “testimit’’ në Gjermani, por…

Në Youtube është publikuar një video ku shihet ‘’suksesi’’ i testimit tq makinës që një ditë më parë u bë shoshë nga plumbat e kallashnikovit në autostradën Tiranë Durrës.
Bëhet fjalë për vetë makinën Audi S8, me targa AA 111OI të Ervin Dalipajt, i cili mbeti i vrarë së bashku me mikun e tij Juxhin Dauti.
Video e publikuar në youtube jep pamje të së njëjtës makinë, e cila testohet për performancën e saj në njërën nga pistat e Gjermanisë. Auti S8 është një makinë e pajisur me motor me 12 pistona (700 kuaj fuqi) dhe ashtu siç e tregon dhe video në fjalë, ka një fuqi shpërthyese të frikshme. Në video makina përballet kokë më kokë me disa tipe të tjera, dhe rezulton fituese në testet e shpejtësisë.
Makina tip Audi S8 me targë AA 111 OI, brenda së cilës u ekzekutuan dje Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit, ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti u bë shoshë nga të paktën 50 plumba kallashnikovi.
Video është hedhur dy muaj më parë dhe është e vështirë të dallosh nëse ka qenë vetë Dalipaj ai që po drejtonte mjetin… të njëjtën makinë sportive e lukzose njëkohësisht, ku ai vetë mbetui i vrarë ditën e djeshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet