Blushi tregon takimin me Metën: Basha refuzoi mocionin për rrëzimin e Edi Ramës

Politikë

"Kjo krizë duhet se do të zgjidhet duke mos u zgjidhur".

Kështu ka deklaruar kryetari i Libra Ben Blushi, pas takimit në Kryesinë e Kuvendit ku morën pjesë partitë e thirrura nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ishte më teëpr një takim informues, ku mësuam çfarë ka ndodhur dje gjatë negociatave. U informuam çfarë është propozuar dhe që nuk është pranuar", tha Blushi.

Ai evidentoi faktin se "zgjidhja është larg, por të shpresojmë se do të ketë zgjedhje të paktën".

Deputeti theksoi se PS dhe LSI që janë në pushtet duhet të lëshojnë nga pushteti që kanë për të kontrolluar zgjedhjet.

Blushi foli edhe për ftesën që i ka bërë PD dhe LSI për mocion ndaj qeverisë, duke thënë se ajo ishte zgjidhja më e mirë politike për të plotësuar kërkesën e opozitës për të hyrë në zgjedhje me një qeveri tjetër.

"Fatkeqësisht pala më e interesuar për të rrëzuar Edi Ramën që është Partia Demokratike, refuzoi", tha Blushi. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT