Atentati në Durrës, njëri prej viktimave ish-shefi i Krimeve në Tiranë

Aktualitet

Identifikohet njëri prej viktimave nga atentati në Durës, ku u vranë 2 persona. Mësohet se njëri prej viktimave është ish-shefi i Krimeve të Tiranës, Ervin Dalipaj, i akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

KUSH ISHTE ERVIN DALIPAJ DHE PSE U PEZULLUA NGA DETYRA

Ervin Dalipaj ka mbajtur postin e Shefit Kundër Krimit Ekonomik në Tiranë deri në tetor të vitit 2013, kur u pezullua nga detyra me urdhër të ish-ministrit Tahiri, pasi nuk kryeu detyrën gjatë operacionit “Fundi i Marrëzisë” për bllokimin e lojërave të fatit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit akuzohet se ka bashkëpunuar me pronarët për t’i fshehur policisë makineritë e lojërave të fatit. Dalipaj dhe shefi i krimit të Korçës ishin dy prej 12 shefave të qarqeve që dekonspiruan këtë aksion. Ai gjithashtu akuzohet si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

ME TE LEXUARAT