Shpërthimet e tritolit, fotot e dy personave të shpallur në kërkim

Aktualitet

bruka gjuta Policia e shtetit publikoi fotot e dy personave te kerkuar per shperthimet me eksploziv ne Tirane gjate muajit shkurt te ketij viti. Burimet zyrtre bene me dije se ne cilësinë e bashkëpunetorëve në kryerjen e veprave penale te shperthimeve me tritol ne Tirane  u shpallën në kërkim shtetasit;Vladimir GJUTA, 35 vjeç , lindur në Kukës e banues në Tiranë , person me preçedent kriminal, i arrestuar  disa herë nga Policia në kohë të ndryshme  për “Kundërshtim me dhunë  të Punonjësve të Policisë ,dhe Funksionarëve që kryejnë detyra shtetërore”. Gjithashtu, ky shtetas është nën hetim për organizim dhe vendosje të lëndëve eksplozive ndaj shtetasit A.T në Durrës, si dhe i dyshuar për “Vrasje mbetur në tentativë” në vitin 2013 të një shtetasi në qytetin e Kukësit, si dhe për një sërë veprash të tjera kriminale.

Baftjar BRUKA, 24 vjeç , lindur në Kukës banues në Tiranë,me preçedent kriminal ,i hetuar në vitin 2013 për veprën penale “Vrasje me dashje  në bashkëpunim , mbetur në tentativë”  dhe “Armbajtie pa leje”.Çështje e cila me pas është pushuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kukës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bazuar në hetimet e kryera nga Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e paisjeve bombë të telekomanduara me celular në farmacinë e shtetasit B.T, si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobuzëve në Rrugën Muhamet Gjollesha.

ME TE LEXUARAT