Rrëfimi mes lotësh i kushëririt teksa merr trupin e pajetë: Ervini kishte një vajzë të vogël…

Aktualitet

Lot, britma dhe dëshmi të dhimbshme janë ato të familjarëve që kanë shkuar në morgun e Durrësit për të tërhequr trupat e dy shokëve, Ervin Dalipaj, ish-shefi i krimit Ekonomik në Tiranë dhe Juxhin Dauti, që u ekzekutuan me mbi 50 plumba teksa udhëtonin bashkë në një makinë.

Trupin e Dalipajt kish shkuar ta tërhiqte kushëriri i tij i parë, djali i xhaxhait, Luan Dalipaj që më shumë se fjalë, nxirrte lot

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I shokuar për ngjarjen e rëndë, ai ishte në ambjentet e murgut me bashkëshorten, ndërsa ka shkëmbyer ngushëllime me familjarët e Juxhin Dautit, me të cilët njiheshin.

Në gjendje të dëshpëruar, në pamundësi për të thënë shumë fjalë ai tregon edhe herën e fundit kur është takuar me kushëririn e tij.

“Hera e fundit që e kam takuar ishte kur ishte shef policie, pastaj nuk e kam parë më”, – thotë ai dhe shpërthen më lot.

Përveç kësaj, Luani na tregon edhe disa detaje nga jeta e ish-shefit të krimit ekonomik. “Ishte baba i një vajze 7-vjeçare, e cila bashkë me nënën e saj ishin detyruar të jetonin në Elbasan, në familjen e gjyshërve që kur Dautaj mori arratinë”, – shprehet ai për “BalkanWeb”.

ME TE LEXUARAT