Drekë me komunitetin rom, kryetares i bie zilja, Rama: Edhe ti me iPhone?!

Politikë

Në vizitën e tij në Vlorë, kryeministri i vendit ka kaluar pak kohë me komunitetin rom. Ai është shtruar në një drekë me rastin e ditëlindjes së kryetares së këtij komuniteti në Vlorë, Rozina Kormuzi, për të cilën nuk i ka kursyer komplimentet.

Ai foli me superlativa për gruan që sipas tij është bërë urë për të lidhur komunitetin me pushtetin vendor. Por ndërsa Rama ka marrë fjalën njërit prej të pranishmëve i ra telefoni që qëlloi iPhone. “Edhe ti me iPhone”, iu drejtua kryeministri, duke u ndalur më pas tek puna e Rozinës.

“Një grua si Rozina ka marrë përsipër të kalojë detin më këmbë. Është bërë si urë për të lidhur komunitetin me pushtetin vendor. Janë bërë shumë gjëra që na tregojnë se mund të bëhen më tepër. Kur shikojmë se me dashamirësi, me përkushtim, me vullnet mund të zgjidhen probleme pafund atëherë na duhet shumë më tepër përkushtim dhe të bëjmë çmos që administrata të jetë më shumë e vetëdijshme se është aty për të shërbyer jo për të përplasur derën në fytyrë me arrogancë dhe brutalitet”, tha Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke iu referuar ankesave të pjesëtarëve të këtij komuniteti, Rama tha se janë probleme të të gjithë shoqërisë.

“Problemet që ngrini ju janë të të gjithë shoqërisë. Edhe papunësia është një problem që e kemi prioritet të madh, pavarësisht se ka rënë në krahasim me 3 vjet e gjysmë më parë”.

ME TE LEXUARAT