Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Atentati në Durrës, 20 plumba në trupin e Ervin Dalipajt. Ish-polici në kërkim për rrëmbim e vrasje

Ervin Dalipi apo Ervin Dalipaj është njëri nga personat e vrarë në atentatin e ndodhur ditën e sotme në rrugën Tiranë-Durrës.
Sipas ekspertizes se kryer ne morgun e Durresit ne trupin e 37 vjcarit jane gjetur 20 plumba arme Kallashnikov.

Behet me dije se autoret e atentatit qe ndodhi prane Sukthit, kane qelluar nga nje makine tjeter mbi makinen ku ndodheshin du viktimat.
Kqyrja ne vendin e krimit tregon se bresheria me e madhe eshte derdhur mbi vendin e shoferit te mjetit Audi ku ndodhej drejtues ish-zyrtari i policise Ervin Dalipaj.
Vrasja ka ndodhur në zonën e Sukthit, kurmakina ku ndodhej ish-oficeri eshte qelluar ne ecje ne autostrade.

Viktima e dyte e vrasjes se ndodhur diten e sotme, eshte identifikuar me inicialet XH.D. Dy viktimat udhetonin me nje automjet tip Audi.

Ervin Dalipaj, ish shef i antikrimit ekonomik në policinë e Tiranës, ishte në kërkim për zhdukjen e Gazmend Collakut në Durrës, ngjarje e ndodhur më 6 janar në vitin 2016.

Ervin Dalipaj u largua nga policia e shtetit në 2013 pasi u akuzua për dekonspirimin e aksionit kombëtar të policisë kundër kazinove të palicencuara.

Në janar 2016, Dalipaj u akuzua se bashkë me shtetasin Denis Shtraza, rrëmbeu në Durrës Gazmend Collakun, i cili u gjet i masakruar në Krujë tri ditë pas zhdukjes në qytetin bregdetar.

Dalipaj ka qenë edhe në detyrën e ish shefit të Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ervin Dalipaj ka qenë i përjashtuar nga radhët e uniformave blu në 1 dhjetor 2013, me motivacionin për “dekonspirim të operacionit për lojrat e fatit”.

Në 29 janar 2016 shpallet në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda cakton masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndaj Dalipajt rëndojnë veprat penale “rrëmbim ose mbajtje peng të personit”, e kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet