Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Llalla e Xhafaj përplasen ashpër për drogën, ministri: Kalove cakun e…

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i dërgon një letër Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me mos përfshirjen e prokurorit në asgjësimin e lëndëve narkotike, duke theksuar se shkeljet e pretenduara nga kryeprokurori Adriatik Llalla publikisht, kalojnë cakun dhe përgjegjësinë administrative.

Në Letër, Xhafaj ve ne dukje se “roli Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe ai i Prokurorit, jo vetëm që lidhen organikisht mes tyre, por ndërvaren plotësisht me natyrshëm, përcaktim të autoritetit superior, atij të Prokurorit”.

“Në këtë aspekt, edhe procedura e asgjësimit të lëndëve narkotike me djegie është po kaq e qartë, ku prezenca e Prokurorit është e domosdoshme, dokumentimi i saj i përhershëm e me nënshkrim të të gjithë pjesëmarrësve”, shton ai.

Xhafaj kërkon nga Llalla që të evidentojë shkeljet konkrete dhe personat përgjegjës në radhët e Policisë së Shtetit.

“Duke njohur përgjegjësitë për institucionin që unë drejtoj jam i gatshëm të ndëshkoj cdo shkelje të ligjit në radhët e tij. Jam i sigurt, referuar shqetësimit publik që Ju ngritët, se të njëjtën gjë do të bëni edhe Ju edhe për drejtuesit e prokurorive përkatëse që kanë lejuar situata të tilla paligjshmërie”, shton ai.

Në fund të letrës, ministri i Brendshëm bën edhe këtë deklaratë:

“Unë besoj fort se prokurorët e ndershëm në radhët e prokurorisë, në reflektim edhe të frymës së ndryshimeve të reja kushtetuese do të jenë të pandikuar nga emocionet dhe interesat e politikës së ditës”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. soros says

    perse te dogji.droga e ashtu quajtur e asgjesuar ka kaluar ne “ruajtje ” te vellait tend.ke fytyre e flet mor palaqo.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet