Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shpenzojnë miliarda dollare, ja cilat janë shtetet e armatosura “deri në dhëmbë”

Ndërsa shpenzimet ushtarake amerikane u rritën për herë të parë në gjashtë vite, Rusia u bë shpenzuesi i tretë më i madh në vitin 2016, për shkak të rënies drastike të investimeve nga Arabia Saudite.

Të dhënat dalin nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Paqen (SIPRI).

Shtetet e Bashkuara mbeten shpenzuesit më të mëdhenj ushtarakë në botë, shpenzime që u rritën me 1.7 për qind midis vitit 2015 dhe vitit 2016 që kapin shifrën e 611 miliardë dollarëve.

Megjithëse u rritën shpenzimet për ushtrinë, SHBA-të nuk kanë arritur ende shifrën e vitit 2010 dhe tërheqja e financimeve erdhi për shkak të krizës ekonomike dhe tërheqjen e pjesshme të trupave amerikane nga Afganistani.

“Pavarësisht nga kufizimet e vazhdueshme ligjore në buxhetin e përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, rritja e shpenzimeve ushtarake ka marrë dakordësinë nga Kongresi,” tha drejtori i programit të SIPRI-s për Armët dhe Shpenzimet Ushtarake (AMEX) Dr. Aude Fleurant.

Kina mbetet shpenzuesi i dytë më i madh, ndërsa shpenzimet e saj ushtarake u rritën me 5.4 për qind ose 215 miliardë dollarë, sipas studimit.

Ndërkohë, Rusia u zhvendos në vendin e tretë, duke rritur shpenzimet e veta me 5.9 për qind ose 69.2 miliardë dollarë. Arabia Saudite u zhvendos në vendin e katërt për shpenzimet për ushtrinë, duke hequr rreth 63.7 miliardë dollarë investime, “pavarësisht përfshirjes së saj në luftërat e vazhdueshme rajonale”.

Vende të tjera të varura nga çmimet e naftës pësuan pika të ngjashme dramatike, si Venezuela, Sudani i Jugut, Azerbajxhani dhe Iraku.

Shpenzimet ushtarake në Evropën Perëndimore u rritën për të dytin vit radhazi mes aktiviteteve ushtarake të NATO-s si dhe për shkak të një “kërcënimi rus”./Ora News

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet