Rama shfaqet ndryshe në Vlorë: Do ndërtojmë aeroport këtu!

Aktualitet

Me nje veshe krejt sportive, Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtojë një aeroport në Vlorë. Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me votuesit e rinj në qytetin bregdetar.

"Ne kemi filluar dhe jam i bindur se do ta realizoj. Do të ndërtojmë një aeroport për Vlorën, jo një pistë turistike, por një aeroport rajonal për njerëzit dhe për mallrat, një pol zhvillimi që do ta bëjë Vlorën një nga qytetet më të vizituara të Mesdheut dhe që do ta bëjë bregdetin e Jonit një nga zonat më turistike të Mesdheut dhe që do të mundësojë të gjithë avionëve të jugut që të mos shkojnë deri në Tiranë të marrin avionin. Kjo nuk është përrallë, por një realitet, saqë është sot realitet policia që duam", theksoi Rama.

ME TE LEXUARAT