Vuani nga era e gojës, zbokthi dhe plasaritjet e buzës? Ja nga se vuani!

Soft

Një ndër problemet më të mëdha të njerëzve është era e keqe në gojë, duke i bërë shpesh herë të ndihen në siklet. Po ashtu, dhe zbokthi dhe plasaritja e buzëve. Sipas mjekëve, kjo është një shenjë e paralajmëruese për mungesë vitaminash ose mineralesh.

Ekspertët kanë paralajmëruar, me anën e një sondazhi të ri prej 2.000 të rriturish, se këto mungesa mund të tregojnë një dietë të pamjaftueshme dhe kjo duket në rënien e flokëve, dëshirën e ulët seksuale, pikat e bardha në thonj, zbokth, stres dhe madje edhe lëkurë të thatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Studimet nga Healthspan, shkruan Living, treguan se gjashtë në dhjetë të rritur, nuk janë të qartë për shenja që mund të tregojnë se vuajnë nga një mangësi.

Por sipas Rob Hobson, një natyropat nga Londra, duke shtuar më shumë zarzavate në pranverë, mish të kuq dhe arra në dietën tuaj, mund të ndihmojnë në luftimin e simptomave shqetësuese.

Vitaminat janë substanca natyrale në ushqim, të domosdoshme për kryerjen e funksioneve trupore. Çdo vitaminë ka rolin e vet në organizëm. Vitaminat luajnë rol aktiv për ndërtimin e sistemit nervor, të pamurit, reaksione të ndryshme në organizëm si dhe në mineralizimin e kockave.

Kemi dy grupe të vitaminave: ato që zbërthehen në ujë (vitamina C dhe gjitha vitaminat B- komplekse) si dhe ato që zbërthehen në yndyra (vitamina A, D, E dhe K).

Edhe pse vitaminat janë të nevojshme për mirëmbajtjen e shëndetit, në shumicën e rasteve, nuk prodhohen nga organizmi por merren si të gatshme përmes ushqimit.

Vitamina A dhe provitamina e saj Karoteni

Nevojat ditore janë 1-2 mg. Në sasi më të madhe gjendet në perimet e gjelbra, më së shumti tek spinaqi, lakra e gjelbër, karotat, bizelja, qumështi dhe prodhimet e qumështit, pemë të thata dhe të lëngshme, agrume, banane, pjeshkë, qershi, vezë, drithëra dhe vaji i peshkut. Mungesa e vitaminës A shkakton verbim gjatë natës, dëmtim të thonjve dhe flokëve. Kjo vitaminë ka ndikim në trupin tonë, bën rritjen, ndërtimin dhe mbajtjen e indeve, lëkurës dhe mukozës.

Vitamina B1

Nevojat ditore janë rreth 3 mg. Në sasi më të madhe gjendet tek tharmi, drithëra, arra, lajthi, misër, proshutë, spinaq, karota, rrepë, agrume . Mungesa e kësaj vitamine shprehet me lodhje të muskujve, dobësim të sistemit nervor dhe atë të qarkullimit të gjakut. Kjo vitaminë ndikon në nervat, bën zbërthimin e karbohidrateve në energji trupore.

Vitamina B2 (F, G)

Nevojat ditore janë rreth 2 mg. Në sasi më të madhe gjendet tek vaji i ullirit, kërpudha, selinoja, specin e gjelbër, spinaq, karota, djathë me yndyrë, lakër jeshile, mish viçi etj. Mungesa e kësaj vitamine shkakton ndezjen e indit lidhës, dëmtimin e thonjve, kokëdhembje, zvogëlim të të pamurit, dëmtim i zgavrës së gojës, tharjen dhe djegien e syve. kjo vitaminë ka ndikim në zbërthimin e yndyrave në energji, është e rëndësishme për përmbajtjen e flokut dhe syrit.

Vitamina B3

Nevojat ditore janë rreth 9- 15 mg. Në sasi më të madhe gjendet në lakrën e gjelbër, patate, majdanoz, tharm, mëlçi, mish, kërpudha, pulë, lajthi. Mungesa e kësaj vitamine shkakton ndezjen e lëkurës, çrregullime të zorrëve. Kjo vitaminë ka ndikim në mbajtjen e shëndetshme të lukthit dhe zorrëve, zbërthen proteinat në energji trupore.

Acidi Folik / PGA (BC, vit.M)

Nevojat ditore janë 5 mg. Në sasi më të madhe gjendet në spinaq, mëlçi, tharm, portokall, majdanoz, karota, patate, grurë, kikirikë, banane, tranguj, vishnje, limon. Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemone, barkqitje si dhe shumë probleme në traktin tretës. Kjo vitaminë ka ndikim në shumë procese biokimike, është e nevojshme për rritjen dhe ndarjen e qelizës, ka edhe rol citostatik, përshpejton absorbimin e vitaminës A.

Vitamina B12

Nevojat ditore janë 3 mg. Në sasi më të madhe gjendet në mëlçi, veshkë, peshk, qumësht, vezë. Mungesa e saj shkakton çrregullim në cikël, zbehje dhe dëmtim të thonjve. Kjo vitaminë ka ndikim në rritjen e qelizave të kuqe të gjakut.

Vitamina C

Nevojat ditore janë 100 mg. Në sasi më të madhe gjendet në spinaq, lakër, speca, domate, dredhëza, lakër jeshile, limon, lulelakër, qepë, majdanoz, boronicë. Mungesa e kësaj vitamine shkakton gjakderdhje, lodhje, nervozizëm, marramendje. Kjo vitaminë ka ndikim në forcimin e sistemit imunitar si dhe në absorbimin e hekurit.

Vitamina D

Nevojat ditore janë 2,5- 10 mg. Në sasi më të madhe gjendet në vajin e ullirit, qumësht, vaj peshku, mëlçi, vezë, spinaq, rrepë, lakër, karota, tranguj, peshk ton. Mungesa e saj shkakton çrregullim në rritjen e eshtrave, prishjen e dhëmbëve, deformimin e skeletit të trupit. Kjo ka ndikim në metabolizmin e kalciumit dhe fosforit ku trupi I prodhon vetëm nën ndikimin e rrezeve diellore.

Vitamina E

Nevojat ditore 12 mg. Në sasi më të madhe gjendet në grurë, qumësht, vezë, arra, badem, lajthi, perime, mëlçi, lakër. Mungesa shkakton anemi tek foshnjat, ndryshime në lëkurë. kjo vitaminë ka ndikim në ruajtjen dhe stabilizimin e qelizave, ndalon oksidimin e acideve yndyrore të pangopura. /Telegrafi/

ME TE LEXUARAT