Bllokimi i rrugëve, ja zyrtarët e PD që fotografoi fshehtas policia

Politikë

Policia e Fierit ka identifikuar disa prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protestën e sotme të paligjshme zhvilluar në Lushnjë dhe ka njoftuar nisjen e procedimeve penale për ta.

Në një njoftim, policia tha se janë identifikuar si drejtues dhe organizatorë Arben Ristani, Myslim Murrizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko, Lefter Maliqi, Luan Baçi, Agron Kapllani, dhe Moisi Meminaj, të cilët akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme si dhe për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, janë identifikuar si pjesëmarrës aktivë në këtë tubim 117 persona, pjesa më e madhe e të cilëve banorë të Lushnjes, Divjakës, Beratit, Fierit dhe Mallkastrës.

Ata janë fotografuar dhe filmuar nga shërbimet përkatëse. Policia ka kryer të gjitha veprimet e para hetimore – proceduriale dhe materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

ME TE LEXUARAT