“Punonte natën, jetë plotë trishtim”, shoku rrëfen të pathënat e Armelës së BB

Showbiz

E lidhur me Damianon brenda shtëpisë së Big Brother, Armela ka një jetë aspak të thjeshtë dhe shumë larg asaj që mund të quhet ideale jashtë atij realiteti televiziv. E rënë në sy për pamjen e saj, trupin e gjatë dhe format për t’u pasur zili, një prej miqve të vajzës së re, Kevin Kola, ka hedhur edhe një herë poshtë pretendimet se Armela ka jetuar e punuar në Amsterdam, teksa shprehet se në Holandë ka shkuar vetëm për pushime dhe se në Tiranë ka punuar në një lokal nate me të njëjtin emër.

Ndërkohë, i pyetur nga gazeta “Panorama” për më shumë detaje rreth miqësisë me Armelën, Kevin u përgjigj:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Armelën e kam njohur nga shoqëria e përbashkët. U afruam menjëherë, sepse të dy jemi natyra shumë gazmore dhe të hareshëm”.

Në lidhjen me të shkuarën e saj ai tregon:

E shkuara e saj në fakt ka shumë për të folur, nuk është e shkuara ideale që çdokush do përshkruante, sepse ka brenda shumë vështirësi, sforcime, trishtim, por ka edhe çaste të forta lumturie dhe përjetime që rrallëkush e ka fatin t’i përjetojë”.

Sa për lojën e saj në “Big Brother”, ai është shprehur ndër të tjera se:

Armela çdo ditë që kalon vazhdon një lojë të pastër e të sinqertë, por sërish pret të studiojë situatën ku ndodhet me këshillën e Damianos. Loja për të si lojtare nuk ka filluar ende, ajo po i qëndron shumë besnike lojës në çift dhe jam i lumtur për këtë gjë. Në momentin që Armela ra dakord të jetë pjesë e lojës, ajo e ka të qartë se loja mbetet lojë dhe si e tillë luhet pa dalë nga caku i një “reality show”. Një partner si Damiano e ka plotësuar këtë format me çdo copëz të munguar debati, kulture, historie jete dhe shumë të tjera. Nuk mund të mendoja për një lojtar më të fortë se Damiano.

Sa për lidhjen e saj me djalin nga Berati, nëse është e vërtetë apo për lojë, ai është shprehur:

Mbetet për t’u parë në daljen nga shtëpia nëse jemi magjepsur nga loja, apo kemi parë fillimin e një historie të vërtetë”.

ME TE LEXUARAT