Makina përfshihet nga flakët në lëvizje në rrugën Prrenjas – Librazhd

Aktualitet

Një ngjarje e rende ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd ku një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët. “Mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.Rr me banim në Tiranë ka marrë flakë në ecje e sipër,”shkruan policia.

Sipas hetimeve, Shkak i përfshirjes nga flakët i mjetit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e policise:

Elbasani–Policia-Njoftohemi se sot më datë 23.04.2017 mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.Rr me banim në Tiranë ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd.

Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike e mjetit. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.

ME TE LEXUARAT