Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vendimi/ Gjobat e makinave, ja si bëhet çregjistrimi

Në javën e parë të muajit maj hyn në fuqi amnistia që parashikon shuarjen e taksave, gjobave dhe kamatëvonesave për rreth 140 mijë mjete.

DPSHTRR: Targat do publikohen në media, çregjistrimi pa pagesë
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, targat e mjeteve që do të nxirren nga qarkullimi do të publikohen nëpër media.

Qytetarët që gjejnë mjetin e tyre në këto publikime do të paraqiten më pas pranë Drejtorive të Transportit Rrugor për të dorëzuar targat, lejen e qarkullimit dhe dokumentin e pronësisë, për të proceduar me çregjistrimin, shkruan “Shqiptarja.com”.

Në rast se drejtuesi i mjetit nuk ka më as targat apo dokumentet, duhet të nënshkruajë një deklaratë ku të vërtetojë se nuk I disponon më. Edhe në këtë rast mjeti do të çregjistrohet.

Çdo drejtues mjeti që kryen këtë procedurë do të përfitojë shuarjen e plotë të çdo detyrimi, duke nisur taksa e qarkullimit, taksa e prodhimit të mjetit, si dhe kamatëvonesat për pagesa të vonuara.

Ndërkohë që çdo drejtues mjeti që do të vendosë ta mbajë mjetin në qarkullim, i ofrohet mundësia e shlyerjes së taksave të prapambetura duke ju shuar gjobat e kamatëvonesat. Pas amnistisë, mjetet që nuk shlyejnë taksat e prapambetura apo nuk çregjistrohen, do të konfiskohen në rastin më të parë nga policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet