Prokuroria zbardh detajet: Ja si ndodhi masakra në lokalin "Fiks Fare" në Vlorë

Aktualitet

Prokuroria e Vlores ka bere me dije detaje te reja nga hetimi i vrasjes se ndodhur ne kete qytet ku gjeti vdekjen shtetasi Ergys Gjeoveshaj.

Burimet zyrtare thane se me date 20.04.2017, rreth ores 23.00, salla operative ne Komisariatin e Policise Vlore ka marre njoftim se ne nje lokal ne lagjen: Uji i Ftohte te qytetit, eshte vrare nje person me arme zjarri.

Pas marrjes se njoftimit sherbimet e Policise Gjyqesore kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe nga verifikimet e para ka rezultuar se eshte vrare me arme zjarri nje person ne ambjentet e Bar “Fiks-Fare“, si dhe jane plagosur disa persona te tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas veprimeve te para viktima eshte identifikuar me gjeneralitetet, E. Gjioveshaj, i dtl. 1984, lindur ne Patos dhe banues ne Vlore. Te plagosurit jane shtetasit F.H, A. L. dhe A. Ll. Keta persona jane derguar per mjekim ne spitalin e qytetit te Vlores.

Me tej, Policia Gjyqesore ka vijuar me keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe gjate kryerjes se ketij veprimi jane gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale 18 gezhoja arme zjarri te kalibrit 7.62 mm dhe 14 mm dhe 4 te modelit 7.62, nje arme zjarri pistolete e markes MAGNIUM me 5 cope fisheke, e cila iu gjet viktimes ne trup, si dhe DVR-ja e kamerave te sigurise qe mbikqyrte ambjentet e lokalit.

Ne vijim, gjate keqyrjes se kufomes se shtetasit E. Gjeoveshaj u konstatuan ne trup 6 plage te shkaktuara me arme zjarri.

Ne vijim, Policia Gjyqesore ka vijuar me marrjen e te dhenave nga personat qe kane qene te pranishem ne vendngjarje. Pas pyetjes se tyre ka rezultuar se me date 20.04.2017, rreth ores 21.30 ne lokalin “Fiks-Fare” ishte organizuar nje mbremje me muzike live, ku ishte e ftuar kengetarja B.B, se bashku me grupin e saj.

Njekohesisht ne lokal ndodheshin dhe persona te tjere qe ishin miq te kengetares. Ne lokal ndodheshin dhe dy persona te tjere, njerin quhej Gani Tozaj, ndersa personi tjeter Arjanit Kondaj. Te dy keta ishin ulur ne ambjentin e brendshem te lokalit dhe kjo pjese ndahej me xham te tejdukshem me pjesen e jashtme te lokalit, ku dhe zhvillohej festa.

Rreth ores 23.00 ne lokal vijne kater persona, te cilet fillimisht ulen ne pjesen e brendshme te lokalit, por pas disa sekondash bodigardi i lokalit u kerkon qe te ngrihen dhe te ulen ne pjesen tjeter, ku zhvillohej dhe festa. Pas kesaj keta çohen te katert dhe ulen ne pjesen e jashtme te lokalit, ku nderkohe kamarieri u merr porosine. Pasi çon porosine kamarieri, dy prej tyre ngrihen nga tavolina dhe shkojne ne tavolinen ku ndodheshin shtetasit Gani Tozaj dhe Arianit Kondi, ne pjesen e brendshme te lokalit.

Njeri prej tyre qe mbante veshur nje xhiboks te zi, ka goditur me pellembe ne fytyre Ganiun. Nderkohe Arjaniti u thote qe nuk keni pune ta godisni kete pasi eshte me mua. Pas ketyre fjaleve, personi qe e goditi Ganiun godet me pellembe dhe shkelme ne bark Arjanitin. Nderkohe ne kete pjese te lokalit vijne dhe dy personat e tjere qe ishin fillimisht me ta.

Ne kohen qe keta ishin duke shkuar, Arianit Kondi nxjerr nga çanta qe mbante varur ne sup nje arme pistolete dhe qellon me te disa here ne drejtim te trupit te personit qe e goditi me pellembe dhe me shkelma. Ky i fundit bie ne toke dhe mundohet te largohet per ne pjesen tjeter te lokalit.

Gjate kesaj kohe Arjanit Kondaj e ndjek nga pas duke e qelluar serisht me arme nga mbrapa. Nderkohe njeri nga personat qe shoqeronte viktimen ka nxjerr nje arme zjarri pistolete dhe ka gjuajtur disa here ne drejtim te shtetasit Arjanit Kondaj. Ky i fundit eshte larguar ne erresire se bashku me shtetasin Gani Tozaj.

Ne oret e para te mengjesit eshte bere e mundur kapja e shtetasit Gani Tozaj, ne banesen e shtetasit B. Kondaj, ky i fundit, vellai i shtetasit Arjanit Kondaj.

Policia Gjyqesore ka bere arrestimin ne flagrance te shtetasit Gani Tozaj, si te dyshuar per vepren penale te “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 79 germa (ë) dhe 25 te Kodit Penal.

Personi tjeter, Arjanit Kondaj, i dtl. 1979. Policia Gjyqesore ka bere shpalljen ne kerkim te ketij personi, si te dyshuar per vepren penale te “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 79 germa (ë) dhe 25 te Kodit Penal dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake“ te parashikuar nga neni 278/2 te Kodit penal.

ME TE LEXUARAT