Policia publikon pamje të reja të vrasësit të komisarit Artan Cuku

Aktualitet
Policia publikon pamje të reja të vrasësit të komisarit

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 Prill 2017 ku u vra me armë zjarri ish drejtuesi i lartë i Policisë në nivel lokal Artan Cuku.

Vrasja e Artan Cukut, pamjet e reja te kamerave

Policia kërkon edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit "Melros", ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia garanton anonimatin e plotë dhe për çdo informacion të vlefshëm telefononi në numrin e telefonit 0694110299.

Videoja e publikuar javen e kaluar nga ana e policise:

Policia publikon pamjet e vrasesit te komisarit...

ME TE LEXUARAT