Vrasja e komisarit Artan Cuku, policia e Tiranës merr vendimin e pazakontë

Aktualitet

Me nje vendim te pazakonte, Policia e Tiranës 3-fishon shpërblimin për informacione të vlefshme që do të çojnë në zbardhjen e vrasjes së ish drejtuesit të policisë Artan Cuku, mbrëmjen e 8 prillit në kryeqytet.

Nje vendim i tille eshte marre vetem ne rastin e vrasjes se gjyqtarit Skerdilajd Konomi ne Vlore apo ne grabitjen e miliona eurove ne rrugen Tirane-Rinas, ne kohen kur autoret e serialit te grabitjeve ende nuk ishin zbuluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve nga uniformat blu, nga 3 milionë lekë shpërblimi i vënë në dispozicion shkon në 10 milionë, ndërkohë që garantohet ruajtja e anonimatit. Pak ditë më parë policia publikoi edhe pamjet e një personi i cili dyshohet se është autori i vrasjes së bujshme.

Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve që të çojnë në rrugën e kosovarëve ku banonte komisari. Në pamjet e publikuara nga policia, personi duket i veshur me tuta sportive, dhe mban në kokë një kapele të bardhë që i mbulon fytyrën.

Në numrin e vënë në dispozicon nga policia, këto ditë kanë mbërritur dhjetra telefonata për të cilat janë kryer verifikimet përkatëse të cilat kanë rezultuar pa sukses për të mbledhur informacione konkrete që mund të çojnë në identifikimin e autorëve dhe motivet e ngjarjes.

Hetimet për vrasjen e bujshme po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hetimet, thonë burimet, janë fokusuar në 3 pista, ajo për shkak të gjakmarrjes, për shkak të detyrës dhe pista për shkak të konflikteve në fushën e policive private , ku i ndjeri Cuku administronte një shoqëri.

ME TE LEXUARAT