Pashkët/ RENEA blindon sheshin “Nënë Tereza”, kontrolle me qen antieksploziv

Kliko per me shume info

Forca të shtuara policore dhe efektiva të RENEA-s kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, duke blinduar gjithë zonën.
Policia e Shtetit ka marrë masa maksimale sigurie dhe është vënë në gatishmeri të plotë që prej ditës së djeshme dhe sot në Tiranë.

Masat e rrepta vijojnë të jenë prezentë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e besimtarëve të krishterë që po festojnë Pashkët.

Kliko per me shume info

Pranë kishave dhe institucioneve me rëndësi të vecantë, janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet.

Masat anti-terrorizëm vihen re kudo në qendër të Tiranës, ndërsa ka patur edhe kontrolle intensive me qen antieksploziv.

“Vijojnë masat e shtuara të marra nga Policia e Shtetit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Masa jo për panik, por për të krijuar një ambjent sa më të sigurtë për të festuar festën e Pashkëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Edhe gjatë natës së mbrëmshme, forca të shumta policore, të RENEA-s dhe Shqiponja kanë qenë të pranishme pranë Kishave, dhe zonave më të populluara nga besimtarët që kremtojnë Pashkët.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here