Lulzim Basha mesazh Ramës nga cadra e protestës në festën e Pashkëve

Kliko per me shume info

Kryetari i PD, Lulzim Basha nga çadra e protestës dha një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Basha tha se paqja po zbret në zemrën e çdo shqiptari, pavarësisht se Rama po i fryn tam tameve të luftës, siç u shpreh Basha.

“Këtu në këtë çadër, në këtë shesh të lirisë 60 ditë është ditë pashkësh dhe do të vazhdojë të jetë ditë pashkëhs, sepse këtu ditë për ditë e natë për natë, këtu ngjallet e rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë. Për një Shqipëri të qytetarëve shqiptare, për një Shqipëri resurset e të cilës janë në dispozicion të shqiptarëve. Kjo është një shpresë e madhe, ideal i madh dhe kauzë e madhe për të cilën ne jemi vendosur të qëndrojmë deri në fitoren totale të qytetarëve shqiptare.
Atij që dhe ditën e pashkës i fryn tam tamet e luftës i them se paqja do zbrësë dhe po zbret në zemrën e çdo shqiptari, se përmes paqes, bashkimit dhe vendosmërisë e mira do të pushtojë zemrat, familjet, sheshet e qyteteve dhe fshatrave dhe gjithë vendin tonë. Se avancimi i të mirës që ka nisur si vullnet i kaq qytetarëve është i pandalshëm, pa dashur të flas për anën e errët më lejoni ta përfundoj këtë urim për të gjithë ju misionëarë të shpresës për të cdo shqiptar të ndershëm”, theksoi Basha.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here