Përfundon takimi/ Meta: Ja vendimet që morëm

Kliko per me shume info

Përfundon pas 100 minutash takimi mes dy aleatëve të koalicionit qeveritar Rama-Meta. Kreu i Parlamentit Ilir Meta ka treguar sot disa prej vendimeve që u morën gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama. Asnjë vendim për koalicionin por vendime në favor të zgjidhjes së ngërçit politik dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Meta tha se është marrë vendim që çështja t’i parashtrohet zyrtarisht Partisë Popullore Europiane ku edhe PD është anëtare në mënyrë që të asistojë dialogun për zgjidhjen e krizës, nisur nga mosbesimi i opozitës.
“Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë si themel i bashkëjetesës. Konfirmuam vullnetin për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj legjitimë. Së dyti kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri por pa paraqitur asnjë emër, apo asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe pa bërë përpjekjet për konsensus me opozitën edhe pse kjo maxhorancë ka gati 90 vota në parlament.
Së treti duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të pasur besim sepse, çështja e mosbesimit është evidente dhe kjo është arsyeja përse dialogu ende nuk ka nisur kemi vendosur t’i drejtohemi zyrtarisht PPE ku dhe PD është anëtare që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira, të qeta, demokratike dhe të ndershme dhe po kështu edhe procesi i integrimit evropian dhe reformave të jetë i suksesshëm, dua të theksoj rolin shumë të rëndësishëm që PPE ka luajtur përgjatë kësaj periudhe në mbështetje të integrimit evropian të Shqipërisë”, tha Meta.
Kujtojmë se në këtë takim, kryeministri Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe sekretari i Përgjithshem i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Meta, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shoqërohej nga kryetari i grupit të LSI-se, Luan Rama dhe nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili./balkanëeb/

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here