Nis takimi, Meta: Marrëveshja e vjetër ka një problem madhor

Kliko per me shume info

Nis takimi mes Metës dhe Ramës. Para se të hyjë në takim Meta deklaroi para gazetarëve: “Kjo është marrëveshja e vjetër që është ende në fuqi dhe ka një problem madhor por që duhet zgjidhur patjetër, dhe që ka angazhimin madhor të aleancës për Shqipërinë europiane për të garantuar paprekshmërinë e votës së lirë si themelin e bashkëjetesës sonë në një shtet e shqoëri europiane.
Meta deklaroi se ishte “gati të bisedonte me çdo faktor që kërkonte zgjidhjen e krizës politike
Emri i presidentit eshte konsensusi
I pyetur lidhur me presidentin Meta deklaroi: “Emri i presidentit është konsesus me kënaqësinë më të madhe me cdo faktor që kërkon të zgjidhë këtë situatë”
Para takimit me kryetarin e PS-së njëkohësisht kryeministri i vendit, kryetari i LSI-së mësohet se është takuar me Shpëtim Idrizin e PDIU-së. Edi Rama dhe Ilir Meta dy aleatët në koalicionin 4 vjeçar pritet të zhvillojnë sot në orën 10:00 një takim në një nga hotelet e njohura në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se krerët më të lartë të koalicionit pritet të mbërrijnë në orën 10:00 të shoqëruar secili nga dy përfaqësues të partisë.
Në takim do të diskutohet pikërisht për të ardhmen e koalicionit në një kohë kur dihet që 18 prilli është afati përfundimtar për regjistrimin e kaolicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.
Nuk dihet nëse sot nga ky takim do të dilet apo jo me një firmosje të marrëveshjes për një koalicion tjetër që në fakt u paralajmërua nga kreu i LSI Ilir meta gjatë takimit të KDK-së gjatë së premtes.
Ilir Meta ka lënë të kuptohet se problemi nuk ishte koalicioni por rruga e dialogut për ti dhënë garanci opozitës që të hyjë në zgjedhje.
Gjatë të njëjtës ditë por në një takim tjetër gjatë paradites ajo që konfirmoi dje Ilir Meta ishte e qartë se të paktën koalicioni në Tiranë po funksiononte shumë mirë.
Gjatë një dalje me kreun e bashkisë Erjon Veliaj ai deklaroi se shumica nuk ka një emër si kandidat për president dhe se e sigurt është që ai do të ishte një emër konsensual.
Opozita jashtë zgjedhjeve dhe zgjedhja e presidentit duket se janë dy nga pikat që do të diskutohen edhe në takimin e sotëm midis Ramës dhe Metës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here