Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Nuk mbarojnë telashet për gjimnazisten nga Librazhdi, “Ika me dëshirë, por…”

Brisilda Mana është adoleshentja 17-vjeçare, e cila u zhduk për një javë rresht pa lënë gjurmë. Për vendndodhjen e saj nuk dinte gjë familja në Librazhd, por edhe në shkollë miqtë e shokët e saj nuk kishin informacion.

Pasi u bë e gjallë dhe iu rikthye jetës normale, Drejtoria Arsimore dhe shkolla “Ibrahim Muça” kanë përjashtuar nga shkolla nxënësen Brisilda Mana. Fakti bëhet i ditur nga tre burime, shkolla, familja dhe drejtoria arsimore.

Sipas drejtorisë së shkollës, nxënësja ka mbushur numrin e mungesave dhe ka braktisur mësimin. Sipas të njëjtit burim, me veprimet e saj ajo ka përçuar mesazhe negative për shoqet dhe shokët pasi në qendër të vëmendjes së saj kjo shkollë ka edukimin dhe përgatitjen cilësore të nxënësve, transmeton infoelbasani.

Para dy ditësh, 17 vjeçarja u kthye pranë familjes. Brisilda Mana u largua nga banesa të premten e 7 prillit. E frikësuar për fatin e vajzës, nëna e saj Nexhmije Mana, depozitoi një kallëzim në polici dhe pas disa ditë kërkimesh policia gjen vajzën.

Nga deponimet dhëna në polici ajo është shprehur se ishte larguar me dëshirën e saj.

Nëna e vajzës ka deklaruar se përjashtimi nga shkolla nuk e ndihmon vajzën. Përkundrazi. Ky vendim mund të ndikojë negativisht në gjendjen aktuale dhe në të ardhmen e saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.