Akuzat e Bashës, Xhafaj ngre në këmbë policinë, kontrollon “depot e drogës”, ja cfarë u gjet

Kliko per me shume info

Deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha se ka dijeni mbi vendodhjen e tonelatave me kanabis të fshehura në Durrës dhe Lezhë kanë sjellë reagimin e policise se shtetit dhe te Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Me anë te një deklarate të gjatë për mediat, Xhafaj thotë se menjëherë ka vënë në lëvizje policinë si dhe i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm që organ ii akuzës të nisë hetime kryesisht për verifikimin sa më shpejt të fakteve të pretenduara.

Kliko per me shume info

Xhafaj tha se nga kontrollet e deritanishme të policisë nuk konfirmohen deklarimet e z.Basha. Operacioni po vijon edhe në këto momente.

Lidhur me deklarimet e Bashës që pretendon edhe dijeninë e Ministrit të Brendshëm lidhur me ekzistencën e magazinave të lëndëve narkotike në këto zona dhe personat nga radhët e policisë që i mbrojnë ato, Xhafaj deklaron:
“Unë distancohem prerë nga këto insinuata të rreme ndaj personit tim. Une kam marr përsipër të gjithë përgjegjësinë ligjore për të përmbushur detyrën sipas ligjit, duke shprehur gatishmërinë nëse është e nevojshme edhe për të dhënë deklarimet sipas ligjit procedural penal”.
Ministri Xhafaj kërkon mbështetje maksimale nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë, institucional e shoqërorë në vend.

“Kjo betejë ka të bëjë me të ardhmen e vendit tonë dhe mundësinë për ta nxjerrë njëherë e përgjithmonë nga lista e vendeve kultivuese të kanabisit”, theksoi me tej ministri Xhafaj.

Ai i apeloi Bashës dhë këdo tjetër që ka të dhëna të vlefshme, që ka dijeni për prova, fakte ose rrethana për vepra të tilla kriminale ti paraqesin ato në Prokurori si organi kushtetues, përgjegjës për hetimin e veprave penale.
Nga ana tjetër, Xhafaj shton se “përbaltjet e qëllimshme ndaj punës së njerëzve të ndershëm në rradhët e Policisë së Shtetit, deklarimet e papërgjegjshme që synojnë të shmangin angazhimin e saj nga përballja me objektivat reale të luftës kundër krimit krijojnë kosto financiare, fizike e morale për Policinë e Shtetit dhe nuk i shërbejnë stabilitetit të vendit”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here