Orë vendimtare për koalicionin PS – LSI, Rama dhe Meta takohen për vendimin final

Kliko per me shume info

Dilema e koalicionit PS-LSI do të shuhet të shtunen në orën 10:00, kur Edi Rama dhe Ilir Meta të takohen në ambientet e Hotel Tirana, në prani edhe të përfaqësuesve të partive të tyre, për të vënë pikat mbi “i”.

Orët vendimtare pritet të finalizohen me paktin e koalicionit, më e mundshmja kjo nisur nga qëndrimet e dy krerëve të mazhorancës.

Kliko per me shume info

Jo më larg se dje gjatë një takimi me të rinjtë në sheshin “Skënderbej” Rama përsëriti disa herë se e PD ka fituar ndaj të majtës sa herë që kjo e fundit ka qenë e përçarë.

Por, tha Rama, ajo kohë ka ikur – duke lënë të kuptohet se edhe në këto zgjedhje dy partitë kryesore të të majtës, PS-LSI, të cilat po shkojnë drejt mbylljes të këtij mandati qeverisës, do të dalin bashkë edhe në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Ata s’kanë fituar kurrë përveçse kur ne kemi qenë të ndarë. Kanë përfituar nga ndarja jonë. Kanë përçarë dhe kanë fituar, por ajo kohë ka ikur”, u shpreh Rama një ditë më parë.

Ndërkohë sot në mesditë, kreu i LSI Ilir Meta, gjatë mbledhjes së KDK-së, artikuloi qartë se me të gjitha gjasat, LSI, PDIU e PS do të shkojnë bashkë në zgjedhje.

“Koalicioni PS-LSI i cili fitoi përpara 4 vitesh në kushte shumë të vështira, bindshëm dhe në praktikë fitoi 84 manade, se një i humbi në Lundër për 15 vota, po nuk ka problem, fitoi ndaj qeverisë së Berishës, fitoi kur KQZ-së iu ndryshua përbërja në mënyrë antikushtetuese dhe kur iu la e gjithë KQZ-ja, Partisë Demokratike, e natyrisht kryeministrit të asaj kohe z. Berisha.

Natyrisht në një klimë jo të lehtë në terren, sidomos në shumë zona të vendit, unë besoj se sot një kolaicion i tillë e ka akoma më të thjeshtë për të fituar dhe për t’u konfirmuar, në zgjedhjet më të qeta, më normale, më demokratike që mund të ndodhin në vend. Mos të harrojmë faktorin PDIU që në atë kohë ishte me Berishën, sot është në një pozicion tjetër e kështu në vijim”, tha Meta këtë të premte.

Në axhendë edhe zgjedhja e Presidentit
Megjithatë, takimi i nesërm i Ramës dhe Metës, krahas koalicionit, pritet të ketë në axhendë edhe zgjedhjen e Presidentit, procedura për të cilin nis në datën 18 prill.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do bëhet pjesë e këtij procesi, ndërsa nga ana tjetër, më shumë se njëherë kreu i qeverisë Rama ka përsëritur se Presidenti i ardhshëm do t’i takojë koalicionit PS-LSI.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here