Koalicioni PS- LSI, nesër vendoset e ardhmja. Çfarë ka planifikuar Rama dhe Meta?

Kliko per me shume info

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta do të zhvillojnë nesër një takim zyrtar, ku do të diskutojnë mbi të ardhmen e koalicionit. Mësohet se takimin e parë zyrtar që pritet të mbahet në orën 10:00 në Hotel Tirana, Rama dhe Meta pritet të vendosin nëse do të vijojnë koalicionin PS-LSI edhe për katër vitet e ardhshme.
Ende nuk dihet nëse krerët e dy partive të koalicionit qeverisës do të jenë të vetëm në takim apo bashkë me ta do të marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë, nga këto dy forca politike.
Kujtojmë se në 18 prill është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.
Duket se firmosja zyrtare e koalicionit, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje si edhe çështjen e Presidentit të ri të vendit.
Seanca e parë është javën e ardhshme dhe megjithëse e majta i ka votat, ka lëshuar sinjale se do të kërkojë një President konsensual me të djathtën./balkanëeb/

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here