Shpërthimet pranë autobuzit të skuadrës së Borussias, nisin hetimet

Kliko per me shume info

Tre shpërthimet e ndodhura pranë autobusit të skuadrës së Borussias sipas kreut të policisë në Dortmund kishin si shënjestër ekipin. Prokurori i shtetit u shpreh se është gjetur një letër, e cila po hetohet nëse ka lidhje me shënjestrën e sulmeve.
Tre shpërthimet ndodhën mbrëmjen e djeshme, 11 prill, pranë autobusit të ekipit të Borussia Dortmund përpara nisjes së çerekfinales me skuadrën e Monacos.
Nga shpërthimet mbeti i plagosur lojtari Marc Bartra, i cili iu nënshtrua një operacioni pas thyerjes së një kocke në dorën e tij.
Ekipi bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se lojtarët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa nga shpërthimi janë thyer xhamat e autobusit.
Ndeshja çerekfinale e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Monacos u shty për ditën e sotme në orën 18:45.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here