Ngjarje e rëndë në Itali, kosovari dhunon vajzën e tij minorene pasi refuzoi të mbulohej me shami

Kosovë&Rajon

Një shtetas kosovar është arrestuar nga policia italiane e qytetit të Sienës, pasi ka dhunuar vajzën e tij minorene. Mësohet se shkak për këtë është bërë refuzimi i saj për t’i mbuluar nga vello islamike.

Denoncimi është bërë nga mikeshat dhe mësuesit e shkollës që frekuentonte vajza e tij 13 vjecare. Vajza kishte në trup shenja të dukshme të një dhune fizike të ushtruar nga babai i saj për shkak se kishte refuzuar të vishte vellon islamike e të ndiqte rregullat e ngurta të vendosura në familje. Vajzës i imponohej një jetë e izoluar e mosfrekuentimi me bashkëmoshatarët e saj.

13 vjecarja ishte rrahur aq dhunshëm sa kishte vështirësi në ecje. Mësuesit e shokët e shkollës e kishin shoqëruar në spital ku mjekët kanë konstatuar dhunën e më pas kanë informuar forcat e rendit.

Babai 38 vjecarë kosovar është arrestuar, ndërsa vajza e tij është hequr nga familja dhe ndodhet në një strukturë të specializuar për mbrojtjen e minorenëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Sienës po heton nëse është episodi i parë i dhunës së ushtruar nga kosovari ndaj vajzës së tij apo ka ndodhur dhe më parë.

Informacione mediatike flasin se familja kosovare jeton prej disa vitesh në Itali e se vetëm prej disa muajsh 38 vjecari kosovar ka përqafuar në mënyrë kaq fanatike besimin mysliman.

ME TE LEXUARAT