Eskorta e shoqërimit të kreut të PD-së shtohet, çfarë ka ndodhur vallë?

Kliko per me shume info

Lulzim Basha, ka shtuar eskortën e tij të shoqërimit. Sipas disa burimeve, shtimi i masave të sigurisë ka ndodhur pas disa sinjalizimeve, që mësohet se i janë dërguar kreut demokrat.
Nuk dihet nëse Lulzim Basha ka marrë kohët e fundit mesazhe kërcënuese pasi ende nuk ka informacion zyrtar për këtë çështje, por është fakt se kreu demokrat i ka shtuar truprojat, që sipas burimeve janë punonjës të një policie private dhe jo efektivë të Gardës së Republikës.
Gjithashtu njoftohet se ditën e djeshme mes Bashës dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ka patur edhe një bisedë, por nuk konfirmohet nëse ka qenë posaçërisht për këtë çështje.
Kreu demokrat, prej shumë kohësh lëvizte me mjetin e tij Mercedes Benz, pa mjet tjetër shoqërimi. Më herët atij iu shtua eskorta pas mesazheve kërcënuese që mbërritën në adresë të tij nga Emiljano Shullazi, por sërish kohët e fundit Basha i kishte reduktuar masat e sigurisë duke qarkulluar vetëm me veturën e tij.

loading...

2 COMMENTS

  1. Mjafte me me cadren dhe vertingun se nuk po hame me buke ne dreke dhe po flem shpejte ne darke,nga rrena pas rrenash qe po na lodh trurin.

  2. Iku dhe ky per lesh. ..si olldashi. …sala do therrase e vrau .rama. …oh lul c te gjeti kryeminister enderr te mbeti. ….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here