Shpërthim në autobusin e skuadrës së Borusias, plagoset Bartra

Kliko per me shume info

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta para sfidës mes Borusia Dortmund dhe Monako.

Kur ekipi gjerman po udhëtonte drejt stadiumit, një shpërthim ka ndodhur në autobus, nga i cili është plagosur Mark Bartra i cili është dërguar në spital.

Kliko per me shume info

Borusia Dortmund nëpërmjet rrjeteve sociale ka konfirmuar se askush nuk ishte në rrezik, mediat gjermane spekulojnë për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Sipas burimeve të para, eksplozivi është vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur po kalonte autobusi, rreth 10 kilometra larg stadiumit.

Policia në të dhënat paraprake ka treguar në komunikatën e saj se një person ka mbetur i plagosur nga ky incident për shkak se është thyer pjesërisht apo plotësisht një rrotë e automjetit.panorama sport

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here