Hedhin kapsolle tek dera e Kryeministrisë, Basha habit me reagimin: Nëse je nga tanët shëndet, nëse jo…

Kliko per me shume info

Ditën e sotme para kryeministrisë është hedhur një kapsolle në momentin kur fliste kryetari i PD-së, Basha. Teksa kryedemokrati po theksonte se opozita është e vendosur për të mos lejuar zgjedhje fasadë në Kavajë, por edhe më 18 qershor, dikush ka hedhur një kapsollë tek dera e Kryeministrisë.
Kjo gjë ka tërhequr padyshim vëmendjen e Bashës, i cili ka reaguar menjëherë, duke e cilësuar atë “teshtimë”.
“S’ka nevojë për teshtima. Nuk na trembin teshtimat e qeverisë. Nëse je nga tanët shëndet e mos e bëj më, nëse nuk je, plaç dhe mbylle”, tha Basha.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here