Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Nard Ndoka: Rama në gjunjë, Meta i djersitur, kush do ta këpusë litarin?

Kryetari i PDN Nard Ndoka ka komentuar deklaratat e Ilir Metës dhe Edi Ramës për qeverinë teknike, zgjedhjet dhe koalicionin.

Në një status në Facebook, Ndoka thotë se Rama dhe Meta presin momentin për të përfituar nga gabimet e njëri-tjetrin.

Statusi në Facebook i Nard Ndokës:

Rama-Meta, ‘terheqje litari’, si dy politikane qe presin te përfitojne nga gabimet e tjetrit!
Rama e ka terhequr Metën disa herë edhe drejt greminës, por gjithmonë me faulla, ndersa Meta si per çudi e ka terhequr fort, por paster dhe drejt institucioneve e ligjshmerisë.

Kete radhe, pas peshkut, terheqja ka qene deklarative, transparente dhe perfundimtare!

Meta tregoi, se është nje sportist qe politiken e ka kthyer ne ‘art’, ndersa Rama nje piktor qe politikën e ka kthyer në intrigë!
Terheqja vazhdon litari drejt keputjes, Rama në gjunjë, Meta i djersitur, Basha i stervitur dhe i fresket per garën e madhe sebashku me Opozitën e Bashkuar.

Nese kemi qeveri teknike brenda 10 ditëve, do kemi zgjedhje në Korrik, nese Rama vazhdon të qeverisë në ‘gjunjë’, do kemi zgjedhje ne Tetor, por pa shokun Edi kryeminister.

Leave A Reply

Your email address will not be published.