Jo vetëm Saimir Tahiri, të hënën ndryshime të tjera në Qeveri

0

Burime zyrtare nga PS dhe nga Qeveria, kanë thënë se pas largimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndryshime të tjera pritet të ndodhin në ekzekutivin shqiptar ditën e hënë.

Mësohet se ndryshimet në fjalë janë projektuar tashmëduke përcaktuar edhe emrat që do të ikin ndërsa publikimi e zyrtarizimi i tyre, do të bëhet të hënën.

Kliko per me shume info

Njoftohet se dy arësye janë shkak i ndryshimeve në qeveri. Gjatë vizitës së fundit në Gjermani, mësohet se kryeministri Edi Rama ka pasur një kërkesë për reflektim në lidhje me protestën e opozitës dhe kërkesat e saj në lidhje me zgjedhjet.

Në këtë mënyrë, pas kthimit nga jashtë, Rama mësohet se ka vendosur të largojë nga detyra të gjithë drejtuesit e fushatës zgjedhore të PS në rrethe, që janë njëherësh edhe ministra, për të zbehur idenë e përdorimit të mundshëm të pushtetit në fushatë e në zgjedhje në favor të PS.

Nga ana tetër njëfaktor tjetër për ndryshimet në qeveri, është se ndërkombëtarët i kanë dhënë Ramës një listë me emrat e ministrave që ata sugjerojnë që të largohen si një koncesion i qeverisë ndaj opozitës në lidhje me kërkesat e saj lidhur me zgjedhjet.

Në këtë mënyrë, konfirmohet se ditën e hënë, do të bëhet zyrtarizimi i largimit të disa ministrave të tjerë përvec Saimir Tahirit./lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.