E rëndë në Kavajë, nxirret një trupi i pajetë afër plazhit të ‘Gjeneralit’

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku një trup i pajetë i seksit mashkull është nxjerrë nga deti në afërsi të plazhit të ‘Gjeneralit’.

Burime nga policia thanë se trupi është pikasur në sipërfaqen e ujit në distancë 5-7 milje nga Kepi i Selitës, afër plazhit të "Gjeneralit".

Ka qenë ekuipazhi i peshkarexhes "Klajdi-2" që e ka pikasur duke pluskuar mbi ujë. Ende nuk është identifikuar viktima, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

ME TE LEXUARAT