Trafikimi i 8 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, zbulohet skema ’’gjeniale’’

Aktualitet

Policia italiane para një muaji kapi 8 ton kanabis sativa që kishte kaluar nëpër Shqipëri dhe do të përfundonte në Ankona.

Pas këtij raportimi, policia shqiptare deklaroi se droga nuk kishte kaluar nëpër Shqipëri.

Por një natë më parë policia italiane arrestoi 4 oficerë të policisë, ku u mësuar e vërteta e 8 ton kanabis.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tregon se droga prej 8 tonësh kanabis është marrë nga Shqipëria dhe është kaluar me mushka a me mjete të ndryshme në Maqedoni. Më pas është tentuar që të kalohej me procedura transiti nëpër vendin tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kamioni i mbushur me kanabis ka qenë transit nga Maqedonia për në Itali. Atij i janë bërë procedurat e transitit në Qafë Thanë. Me rregulloren e doganave, në rast tranzitimi, kontrolli bëhet vetëm në pikën e hyrjes.

Kamioni ka qenë i vulosur me vulën e Qafë Thanës dhe për këtë arsye, nuk i bëhet më kontroll në dalje. Ky duket ka qenë dhe shkaku që kamioni nuk është kontrolluar në Durrës, por për tu kapur më pas në Ankona me 8 ton kanabis.

Policia italiane ndaloi shoferin maqedonas të kamionit i cili duket se ka zbuluar edhe skemën e trafikut.

Mbrëmjen e djeshme u vunë në pranga 4 oficerë policie:

Çlirim Pepa, përgjegjës turni

Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje

Lirim Halili, kontrollor te kabina në hyrje

Syrja Terziu, kontrollor në hyrje

ME TE LEXUARAT