Negociatori i darkës "së ngjalave" Rama-Meta, ja pse shkoi Nar Koka në polici

Aktualitet

Policia shoqeron djalin e vëllait te ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Djali i Nar Kokes, është shoqëruar ditën e sotme në Policinë e Durrësit, per shkak se eshte ndaluar ne zonen e ish-Kenetes me shpejtesi tej normave te lejuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shoqërimi i djalit te Leonard Kokës është bërë rreth orës 13:15.

Pas kesaj ngjarje, Leonard Koka u paraqit vetë në polici për të marrë informacion mbi këtë situatë dhe aktualisht ai është ende në polici dhe pritet një komunikim zyrtar nga blutë e Durrësit.

Kjo ngjarje po ndodh në 4-vjetorin e darkës së “ngjalave”, ku u arrit edhe marrëveshja mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, në të cilën Nar Koka ishte ndërmjetësi.

ME TE LEXUARAT