Me drogë nga Lezha drejt Tiranës, kush janë 4 të arrestuarit pas ndjekjes së çmendur nga policia

Aktualitet

Sekuestrohen 50 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në një automjet në zonën e Kamzës. Bëhet fjalë për një operacion në siglën “Stop”, mes policive të Lezhës, Tiranës dhe Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Policia e Lezhës ka ndjekur nga ky qytet deri në Kamzë 3 automjete, njërin tip “Jeep” ku ndodhej droga, dhe dy mjete shoqëruese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Automjeti “Jeep” ka qenë i mbushur me thasë me kanabis, të cilat pavarësisht se ishin të dukshme, nuk kanë përbërë shqetësim për trafikantët. Në zonën e institutit bujqësor në Kamzë policia ka ndërhyrë duke ndaluar mjetet.

Drejtuesi i makinës që transportonte drogën ka deklaruar për policinë se makina ishte e mbushur me thasë me jonxhë, por pas kontrollit u zbulua se në fakt ishte kanabis.

Në pranga janë vënë 4 persona: Edmir Luka, 34 vjeç, banues në Krujë; Nikë Vatnikaj, 23 vjeç; Qerim Kolgjini, 23 vjeç; dhe 17-vjeçari me iniciale D. G, të tre banues në Tiranë.

Droga mësohet se ishte gati për tregti brenda vendit.

ME TE LEXUARAT