Studimi: Kjo është vitamina që parandalon përhapjen e kancerit në trup

Soft

Vitamina C mund të ndalojë përhapjen e kancerit në trup, sugjeron një studim i ri. Testimet laboratorike të kryera nga shkencëtarët britanikë zbuluan se nivelet e larta të kësaj lënde ushqyese tek portokalli, kale dhe specat ndalojnë përhapjen e tumoreve.

Sipas këtij studimi, injektimi i vitaminës C në doza të larta tek pacientët është 10 herë më efikas se disa ilaçe të cilat janë testuar për luftimin e kancerit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me anë të injektimit pacientët mund të marrin rreth 500 herë më shumë sasi të kësaj vitamine sesa nëpërmjet ngrënies.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Salford besojnë se kanë zbuluar se si mund të ndalojnë përhapjen e qelizave staminale kanceroze, shkruan Shendeti.

Duke penguar zbërthimin e glukozës, mitokondria – e cila konsiderohet si “centrali” i qelizave – fiton energjinë që i duhet për të sulmuar këto qeliza.

Autori kryesor i studimit, dr. Michael Lisanti, thotë: “Vitamina C është e lirë, natyrale, jo-toksike dhe e disponueshme, prandaj të paturit e saj si një armë e mundshme në luftën kundër kancerit mund të jetë një hap i rëndësishëm”.

ME TE LEXUARAT