Tonelatat e peshkut të ngordhur në Fierzë, Ministria: Jo nga dinamiti, analiza!

Aktualitet

Ministria e Bujqësisë tha se nuk ka helmim me kimikate apo ngordhje masive me dinamit të peshkut të llojit “Gjuce” në liqenin e Fierzës.

I gjithë bregu i liqenit është mbushur me tonelata nga ky lloj peshku i ngordhur, ndërsa shkaqet e katastrofës ekologjike nuk dihen ende.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Fakti që është vetëm një lloj peshku (gjuce, Alburnus scoranza), tregon se nuk është përdorur lëndë kimike ose dinamit, si forma të peshkimit të paligjshëm dhe që shfarosin të gjithë llojet e peshkut në një ekosistem”, sqaron Ministria.

Në deklaratë thuhet se në vendngjarje ka shkuar Inspektorati i Peshkimit, ndërsa një mostër e peshkut të ngordhur është dërguar për analizë në institucione të specializuara.

“Thuhet, se kjo sasi peshku, është hedhur ne liqen nga peshkatarë, të cilët nuk kane mundur te shesin gjithë sasinë e peshkuar”, thotë Ministria.

ME TE LEXUARAT