Çfarë po ndodh tani në qytetin e Pogradecit? Skena të ngjashme me Gërdecin

Soft

“Gërdec në Pogradec”, kështu ka shkruar një qytetar pranë JOQ, duke iu referuar disa pamjeve të marra në qytetin e bukur të Pogradecit.

Natyra vazhdon të dëmtohet edhe më tepër dhe askush me pushtet nuk reagon, madje kur i përball me faktet bëjnë sikur nuk shohin.

Përshëndetje JOQ! Sot ishim në një ekskursion dhe pamë këtë tymin e madh që dilte nga afër Pogradecit dhe kur zbritëm në qytet na thanë që është një fabrikë e cila bën paleta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Merr torfë, një lloj dheu, dhe e përzien me mbetjet e naftës, duke krijuar kështu një ndotje të paparë nga tymi i zi që del prej saj.

Interesante është që në qytet nuk duket tymi, vetëm kur e sheh nga lart. Gjynah për këtë dëm që po i bëjnë këtij qyteti se është shumë i bukur”, përfundoi qytetari.

Sa fabrika të tilla mund të ketë në gjithë vendin, të cilat krijojnë një ndotje që nuk llogaritet?!

ME TE LEXUARAT