Zbulohet e dashura e Bjordi Mezinit, ish-banori i BB i lumtur në krahët e Jonës

Showbiz

Bjordi, ish-konkurrenti i Big Brother, tashmë duket se ka gjetur një të dashur të re. Cifti ka disa muaj që është në një lidhje, sic duket nga fotot qe ka publikuar djali nga Vlora.

Vajza, edhe pse nuk është e famshme për publikun shqiptar është mjaft simpatike dhe e përkushtuar ndaj Bjordit. Ajo quhet Jona Spahiu dhe në Instagramin e saj fotot me Bjordin janë të shumta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-banori i “Big Brother” duket se është shumë i dashuruar. Të paktën kështu lë të kuptohet nga postimet e tij të rralla, teksa fotot me Jonën i shoqëron gjithmonë me zemra.

Në një nga postimet ai ka bërë një dedikim për të dashurën e tij, për të cilën shkruar, “Falënderoj edhe dashurinë time Jona Spahiu, që është i vetmi njeri që më lë pa fjalë me durimin mbinjerëzor karshi meje dhe mbështetjen e pakushtëzuar për çdo ide timen”.

ME TE LEXUARAT