Flet burri i mësueses që përloti shqiptarët dje te Arditi: Të gjithë jeni....

Soft

Ditën e djeshme te “E diela shqiptare” u prezantua historia e mësueses, e cila pasi ishte ndarë nga i shoqi, familja e tij nuk ia jepte fëmijën.

Publikimi i saj preku të gjithë shqiptarët, të cilët nuk nguruan t’i dilnin në krah mësueses nga Kuçova, ku sipas saj e vuante çdo ditë mungesën e fëmijës.

LEXONI:

Rrëfimi i nënës: Vjehrra s`më lejon të shikoj djalin, me kërcënoi “ti e merr vetëm të vdekur”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

JOQ kontaktoi me babain e fëmijës dhe ish burrin e mësueses, Eglantina, Armando Kumarakun. I pyetur nga JOQ, Armando tha se ndihet i tronditur nga ajo që dëgjoi ditën e djeshme te Arditi dhe se ish gruaja e tij ka gënjyer për çfarë ka thënë dje në studio.

Ja rrëfimi i Armando Kumarakut, ish burri i mësueses Eglantinës.

Zoti Armando, ditën e djeshme ish gruaja juaj deklaroi se ju bashkë me mamanë po i mbani fëmijën dhe se ndaj jush ka hapur çështje gjyqësore…

Armando Kumaraku: Jam i tronditur nga ajo që pashë dhe dëgjova ditën e djeshme, e cila është krejtësisht gënjeshtër. E vërteta është krejt ndryshe dhe nuk e kuptoj se si po mashtrohet i gjithë opinioni publik. Unë Eglantinën e njoha pas një kërkese miqësie në Facebook 4 vite më parë. Pasi ne filluam të flisnim vendosëm të krijojmë një lidhje. Ajo erdhi të jetonte me mua në Sarandë. Pas disa kohësh ajo ngeli shtatzënë. Është e vërtetë që fillimisht i thashë të hiqte fëmijën, pasi nuk isha gati, por ajo nuk pranoi. Kështu që fillova ta bind veten se ai fëmijë duhet të jetojë. Pas kësaj Egla u largua në Kuçovë dhe unë shkova pas saj dhe për 3 muaj kemi jetuar të dy në shtëpinë e prindërve të saj.

Po pas lindjes së fëmijës çfarë ndodhi mes jush?

Armando Kumaraku: 17 ditë pasi lindi fëmija edhe unë edhe fëmija edhe Egla u rikthyem në Sarandë, aty ku ndodhet edhe shtëpia ime. Ndërsa fëmija po rritej, Egla papritur vendos të largohet në Kuçovë sepse thoshte se kishte lënë punën, familjen dhe se nuk po e përballonte dot, fëmijën më tha ta mbaja unë.

Dje ajo përmendi divorcin mes jush, ndërsa ju thatë që keni bashkëjetuar

Armando Kumaraku: E drejtë ne deri pas lindjes së fëmijës kemi bashkëjetuar. Por pak kohë më parë ajo më kërkoi që të bashkoheshim edhe njëherë për hir të fëmijës. Paska dashur të më marrë djalin me gjyq, prandaj më kërkoi që të bëjmë celebrimin. Duke i besuar asaj, por edhe nga fakti që s’doja që fëmija im të rritej pa mamanë dhe babanë pranova të bëja celebrimin me të. Pas celebrimit kemi jetuar vetëm 3 muaj bashkë, por edhe ata 3 muaj s’i kemi bërë të plotë. Më pas ajo filloi të më denonconte për dhunë, por pa fakte kështu që unë e kam fituar një gjyq në Berat ndaj saj. Unë jam i sigurt që ajo daljen te “E diela shqiptare” e bëri sepse do të zhdukë opinionin në Kuçovë që vetëm flasin, por nuk mund të hedhë baltë mbi mua apo mamanë time.

Ju thoni që fëmija është rritur me ju. Pse nuk e keni lënë fëmijën të ketë pranë mamanë e tij?

Armando Kumaraku: Asnjëherë nuk kam qenë unë ai që e ka ndaluar. Ajo iku vetë dhe e la. Kur vinte në Sarandë vinte vetëm për pushime.

Ish gruaja juaj ju akuzon se merreni me bixhoz, madje përmendi rastin e qirasë

Armando Kumaraku: Jo nuk është e vërtetë, janë të gjitha shpifje. Më thoni ju a mund të quhet bixhoz nëse vendos skedina 2 herë në muaj? Apo lloto? Çdo njeri e fut lotarinë, i bie të themi që të gjithë merren me bixhoz. Ajo ka thënë edhe se jam i papunë, por unë kam qenë 22 vite në Greqi, kam punuar aty.

Cila është thirrja juaj e fundit si babai i fëmijës?

Armando Kumaraku: Edhe njëherë po jua them jam i sigurt që dalja e saj e djeshme te Arditi ishte për të luftuar opinionin, por nuk mund ta bëjë duke më dëmtuar mua, siç ka bërë deri tani. Kjo është e vërteta ime dhe e vërteta e vetme e gjithë kësaj historie. Unë kam fakte, kam dokumente, kam fotografi që e vërtetojnë që gjithçka kam thënë në këtë intervistë është e vërtetë dhe sigurisht që gjykatësi do më japë të drejtë që fëmija të vazhdojë të jetojë me mua

ME TE LEXUARAT