Britania përcakton nisjen e procedurës për daljen nga BE

Bota

Britania thotë se më 29 mars do ta aktivizoj procesin e largimit nga Bashkimi Evropian, pas referendumit të vitit të kaluar, ku votuesit vendosën për tërheqje nga BE-ja.

Një zëdhënës i kryeministres, Theresa May, tha sot se qeveria e Britanisë e ka informuar Zyrën e presidentit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, për synimin për aktivizimin e Kapitullit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, që paraqet njoftim formal për synimin e një shteti anëtar që të largohet nga BE-ja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne jemi në prag të negociatave më të rëndësishme për këtë vend për një gjeneratë”, tha sekretari britanikl për Brexit, David Davis.

Në përgjigje të këtij njoftimi, presidenti Tusk tha se ai do t’i përfaqësoj shtetet e tjera anëtare në BE, me një propozim të udhëzimeve për negociata, brenda 48 orëve, pasi të aktivizohet Artikulli 50.

Negociatat për kushtet e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian duhet të përfundojnë brenda dy vitesh.

Tash për tash, Britania është shteti i vetëm në Bashkimin Evropian, që ka vendosur të largohet dhe e ka aktivizuar Artikullin 50.

ME TE LEXUARAT