Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shandanë, e lugë e argjendi, kapen në Itali 3 ‘skifterët’ shqiptarë me gjysmë milioni euro bizhu

Policia italiane beri me dije se ka arrestuar tre hajdutë shqiptarë që vidhnin në apartamente dhe ka zbuluar dy depo ku fshihej malli me vlerë rreth 500 mijë euro.

Sipas policise, mesohet se tre shqiptarët janë arrestuar nga agjentët e skuadrës së lëvizshme me akuzën e vjedhjes së rëndë.

Tre të arrestuarit janë të moshës 24, 30 dhe 33-vjeçare dhe ndodheshin në Itali pa leje qëndrimi.

Gjate ushtrimit te kontrollit në depo policia italiane gjeti argjendurina, shandanë, lugë e të tjera sende me vlerë që shqiptarët i kishin vjedhur në apartamente të ndryshme.

Një shqiptar i katërt, 35 vjeç është akuzuar për posedim të pasurisë së vjedhur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.