“Ti je krimb. Çfarë bënte babai jot, hetues i diktaturës, me femrat?”, Agron Tufa ia kthen Hilës

Aktualitet

Ditët e fundit është kthyer në një debat kryesor propozimi për heqjen nga transmetimi të filmave që janë prodhuar gjatë periudhës së regjimit të Hoxhës. Janë të shumtë ata që e quajnë marrëzi një propozim të tillë, duke argumentuar që ajo periudhë është më e pasura e kinematografisë shqiptare dhe mbart filmat më domethënës dhe të rëndësishëm të historisë së kombit tonë.

Por, kjo nuk u ka bërë përshtypje atyre që kani iniciuar një propozim të tillë dhe vazhdojnë ende t’i mëshojnë idesë se ata filma janë të dëmshëm. Ndër ta ka qenë edhe Agron Tufa, përkthyes dhe pedagog, por këtij të fundit i është hakërryer Dritan Hilës, i cili e cilësonte Tufën si pjesë e kulturës së plehrave, pas propozimit për ndalimin e transmetimit të filmave të prodhuar gjatë kohës së komunizmit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Agron Tufës, duke e quajtur Hilën një krimb plehu dhe e akuzon tërthorazi babin e tij se si gjatë kohës që ishte hetues torturonte femrat.

Komenti i plotë i Tufës:

Kritik letrar apo Barbar në Kopsht? Pas I. Kadaresë, A. Fugës, S. Hamitit, L. Topçiut e shumë penave të tjera, me vlerësimin e krijimtarisë sime letrare po përpiqet të merret dhe … mender me thanë… Dritan Hila. Se ç’lidhje ka ky Lyth sekrecionesh enveriste me letërsinë, pak e kuptoj. E duke qenë se në këtë “kopsht” (letrar) ai është thjesht një “barbar”, që hyn të dhunojë, më takon mua ta trajtoj, siç e meriton, dmth, si barbarin në Kopsht. Dikur, psh, në kohërat antike/postantike, barbarit dhunues i prisnin hundët, ndonjë copë vesh, e ndonjë rudiment tjetër etj, etj., por mos e dhashtë Zoti të veprojmë me të njëjtat metoda, siç vepronte gjatë diktaturës i ati i Dritanit, hetues mizuer, me të burgosurit e pambrojtur politikë ­sidomos me femrat. Dritanin s’e lë të qetë titulli i një romanit tim – “Tenxherja”, (nderuar me çmimin “Rexhai Surroi”, si romani më i mirë i vitit, Prishtinë 2010). Tenxherja në roman është thjesht një mjet, që lidh narrativa të përgjakshme burgjesh të komunizmit, burgje të cilat i ngriti i ati i Dritanit me shokë, burgje ku vuajti im atë me shokē, tenxhere burgjesh me të cilën tallet i biri i atij që i ngriti këto burgje. Bravo, antropoid i lirë! Edhe një tjjetër si ti u mundua para ca vitesh të tallet, me të njëjtin roman, edhe ai bir vrasësi e ndërtues burgjesh, por u çmend dhe vrau veten. Por kthehemi tek interesi i papritur i antropoidit tonë për kopshtin tim letrar. Si duket, është fiksuar keq dhe e paska humbur qetësinë, sepse:

S’i hahet, s’i pihet,

Numëron tespihet.

Çdo mëngjes Dritangut

I del njëra mangut.

Po mjaft!

Se ç’përfaqëson kjo pako antropomorfe ekskrimentesh në vargmalet me pleh të tranzicionit tonë, këtë gjithmonë e kam ditur, për shkakun elementar, se plehu kutërbon.Ajo që nuk e kisha ditur ende ishte teza: “A ekziston vallë hierarkia midis plehërave?”. Kisha, në parim, përshtypjen se jo. Paskam qenë dallash! Se ka pleh, po ka ku e ku më keq: pleh plehu! Në e daçi dhe më saktë: krymb plehu!

ME TE LEXUARAT