Djaloshi nga Miloti që i ka rrëmbyer zemrën Aurela Hoxhës

Showbiz

Në mediat online janë publikuar disa foto të bukuroshes Aurela Hoxha, në të cilat ajo shfaqet krah një mashkulli misterioz i cili thuhet se është i dashuri i saj.

Prej kohësh flitet se ajo është në një lidhje me një djalë, identitetin e të cilit Aurela nuk ka dashur ta thotë asnjëherë në daljet e saj në publik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak muaj më parë, Hoxha i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare dhe që prej asaj kohe kurioziteti mbi jetën e saj private ka qenë i madh.

Bordo ka publikuar ditën e sotme disa foto të bukuroshes krah një mashkulli, i cili quhet Alban.

Ndryshe nga sa është aluduar nga mediat, Blitz ka mësuar se djali që i ka vjedhur zemrën një nga vajzave më të bukura të showbiz-it shqiptar nuk është nga Miloti.

Ai është biznesmen dhe prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë. Megjithatë, lidhja dhe dashuria që ai ndjen për Aurelën e sjell shpesh në vendlindje.

Deri tani Aurela nuk e ka pranuar publikisht këtë lidhje, ndoshta sepse dëshiron ta jetojë larg komenteve të ndjekësve e syrit të publikut.

ME TE LEXUARAT