Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Barbana, tatuazh dedikuar vëllait të saj, Ergi Dinit

Një humbje e rëndë ishte ndarja nga jeta e këngëtarit Ergi Dinit. Një humbje jo vetëm për familjarët dhe miqtë por edhe për artin shqiptar.

Ndërkohë që kanë kaluar disa muaj nga kjo humbje e hidhur, motra e Ergi Dinit, Barbana, ka vendosur që Ergin ta ketë me vete kudo që do të shkojë.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Facebook”, këngëtarja ka treguar për të gjithë fansat e saj, kujtimin domethënës në trupin e saj.

Në foton e publikuar, Barbana shihet të ketë bërë tatuazh, fytyrën e vëllait të saj.

“Për këtë kujtim shumë domethënës për mua, që me art e ngjalli, duke ma bërë pjesë të trupit, vëllain tim Ergin, falenderoj nga zemra duart e arta të Elton Muratit”, ka shkruar bashkangjitur postimit të saj Barbana.TAR

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet