24-vjeçari shqiptar bie në pranga në Rodos, e pabesueshme ku e kishte fshehur drogën

Aktualitet

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë helene, pasi u kap me një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Arrestimi i tij u krye në ishullin e Rodosit.

Mediat informojnë se 24-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u arrestua në kuadër të një operacioni policor në Greqi, ku në banesë iu gjet sasia e drogës. Kjo e fundit ishte e ndarë në 5 pako dhe ishte fshehur në mobiliet e banesës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka deklaruar se të riut shqiptar iu sekuestruan edhe 47 pilula lënde narkotike dhe dy telefona celularë. Ndërkohë 24-vjeçari akuzohet për vepre penale “Posedim dhe trafikim të një sasie të konsiderueshme droge”.

ME TE LEXUARAT