Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Gjashtë senatorët amerikanë: Sorosi financoi reformën në drejtësi në Tiranë, të hetohet

Shqipëria dhe Maqedonia nuk ndryshojnë nga vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës në mënyrën se si i keqpërdorin fondet e taksapaguesëve amerikane.
Shqetësimin e shprehur 6 senatorët amerikanë ia drejtojnë sekretarit të shtetit Rex Tillerson të cilit I kërkojnë të hetojë përdorimin e këtyre fondeve. Më konkretisht 6 senatorët i referohen ankesave të disa liderve të respektuar nga Shqipëria për diplomat amerikane dhe organizata të përkrahura nga Soros që nxisin për rezultate të caktuara politike.
Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto “reforma”kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.
Për senatorët republikanë amerikanë efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend.
Me këto dhe situata të tjera në mendje, është shqetësuese që kjo sjellje është bërë dominuese në shumë nga ambasadat tona, misionet e USAID dhe diplomatike kudo në botë.
Senatorët i kërkojnë sekretarit Tillerson që të investigojë të gjitha fondet për promovimin e demokracisë dhe qeverisjes dhe të rishqyrtojë programet, llogaritë dhe numrin e organizatave amerikane të përfshira në aktivitete të tilla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.